AgimiCompany, të ftuar special në Milano Design Week – Italgraniti Penthouse
Në fillimin e Milano Design Week 2024, një ekspozite e rrallë në zemrën e Brera Design District. “Italgraniti Penthouse”, projekt i rrallë krijuar nga Andrea Parisio dhe Giuseppe Pezzano, po përshkruhej si një destinacion i pazakontë për të gjithë dashamirësit e dizajnit.
Sot, në një prezantim të ngjarjes, përfaqësuesit e Agimi Company, Nderim Gashi dhe Endrit Gashi, kishin nderin të ishin të ftuar special nga CEO i ItalGraniti Elisa Giacobazzi në këtë ambient të mrekullueshëm, i cili përmbante thesarin e inovacionit dhe elegancës së Italgraniti.
“Italgraniti Penthouse” ndodhet në adresën via Statuto 21 dhe është një oaz i dizajnit modern dhe unik.
Me një atmosferë të frymëzuar nga luksi dhe detajet e kujdesshme, “Italgraniti Penthouse” shndërrohet në një pikë tërheqëse për të gjithë vizitorët e Milan Design Week, duke i bërë ata të ndjehen si në një udhëtim të mrekullueshëm në botën e dizajnit të avancuar.
Për të zbuluar më shumë rreth kësaj shfaqjeje të mrekullueshme, vizitoni “Italgraniti Penthouse” në adresëne tij dhe përjetoni një përvojë të jashtëzakonshme të dizajnit dhe kreativitetit.
#milanodesignweek2024
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.