Agimi Company në Edicionin e 41-të të Cersaie 2024 në Bolonja

Agimi Company ka kënaqësinë të njoftojë që tradicionalisht do të vizitoj panairin më të madh në industrinë e qeramikës dhe sanitarisë në edicionin e 41-të të Cersaie. Panairit Ndërkombëtar Cersaie, që do të zhvillohet në Bolonja nga 23 deri më 27 shtator 2024. Ky panair mbledh së bashku liderët globalë të industrisë, ku prezantohen trendet më të fundit dhe zgjidhjet inovative për sipërfaqet, mobiljet e banjës dhe përfundimet arkitekturore.

Për pesë ditë, Cersaie do të shndërrohet në qendër të inspirimit dhe inovacionit për profesionistët e dizajnit dhe arkitekturës nga e gjithë bota. Me rreth 15 salla ekspozuese, ky edicion sjell edhe një risi të veçantë: hapjen e Hall 18, një hapësirë e re.

Ndjekësit tanë do të kenë mundësinë të shohin nga afër përkushtimin tonë për cilësi dhe inovacion, duke u njohur me produktet që kanë fituar besimin e klientëve tanë anembanë botës.

Cersaie do të mundësoj të zbuloni trendet më të fundit, të përjetoni një eksperiencë unike dhe të frymëzoheni nga idetë e reja që do të ndryshojnë mënyrën se si e shohim dizajnin dhe arkitekturën. Në këtë event prestigjioz, e ardhmja e qeramikës dhe sanitarisë merr jetë!

Detajet nga ky evenimet tejet madhështor do të publikohet në rrjetet tona sociale dhe risitë e ketij viti në dizajn dhe inovacion do të kthehen me ne në showroomin tonë.

 

Leave a Reply