Work with us

Punoni me ne

Jemi të lumtur që po eksplorojmë mundësinë e bashkëpunimit të mundshëm me ju. Ne ofrojmë një ambient të punës dinamik dhe sfidues në të cilin vlerësojmë shumë kontributin dhe kreativitetin e të gjithë anëtarëve të ekipit tonë.

Ekipi ynë kërkon të përforcohet me individë të talentuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për të ndikuar pozitivisht në projektet tona. Nëse jeni një profesionist i motivuar dhe kërkoni një ambient të punës të frytshëm ku mund të zhvilloni dhe të rriteni, atëherë jeni në vendin e duhur.

Ne vlerësojmë diversitetin, idetë e reja dhe aftësitë unike të secilit punëtor. Kemi një angazhim të fortë për të zhvilluar potencialin e ekipit tonë duke ofruar mundësi zhvillimi dhe trajnimi, si dhe duke inkurajuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive.

Plotësoni formën në të djathtën tuaj për të aplikuar. Ju mirëpresim.

KONKURS PUNE

Agimi Company shpall konkurs për këto pozita:
1. Punëtor në Depo (6 pozita)
o Përgjegjës për ngarkim, shkarkim dhe sistemim të materialeve në depo.
o Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.
o Përvojë paraprake në punë të ngjashme është përparësi.

2. Shofer/e (Kategoria B dhe C) (2 pozita)
o Përgjegjës për menaxhimin e materialeve sanitare në depo.
o Njohuri të mira për materialet sanitare dhe përvojë në fushën përkatëse.
o Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.

3. Asistent/e në logjistikë
o Përpilimi dhe inspektimi i dokumentacionit të lidhur me transportin ditor.
o Ndjekja dhe regjistrimi i të gjitha aktiviteteve operative të lidhura me pranimin,
përpunimin dhe dërgesën e porosive.
o Siguron mbështetje administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare dhe
telefonatat
o Organizimi i dokumenteve dhe mbajtja e të dhënave të sakta për çdo proces.
o Menaxhimi i kalendarit dhe aktiviteteve të përditshme për të mbështetur
efikasitetin e dergesave.

Kualifikimet e kërkuara:
 Përvojë në punë të ngjashme.
 Aftësi për të njohur dhe menaxhuar materialet në depo.
 Disponibilitet për të punuar me orar të plotë.
Ne ofrojmë:
 Pagë konkurruese dhe e bazuar në performancë.
 Sigurim shëndetësor
 Trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional.
 Ambient pune miqësor dhe mbështetje nga një ekip profesional.
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund aplikojnë përmes e-mail adresës:  info@agimicompany.com ,
numrit të telefonit 045 611 045 apo duke na vizituar në showroom-in tonë në Shkabaj.

Drop files here or
Accepted file types: pdf, Max. file size: 10 MB, Max. files: 3.

    Dëshironi që të na kontaktoni?

    Klikoni në butonin në të djathtë dhe plotësoni formën

    ×