Të nderuar arkitektë, mjeshtër të pllakave dhe sanitareve, me kënaqësi ju informojmë se platforma jonë e përmbushur, inside.agimicompany.com, ju ofron mundësinë për të regjistruar dhe krijuar portofolin tuaj me projektet e jashtëzakonshme. Përveç kësaj, ju keni mundësinë për të shkarkuar teksturat dhe objektet 3D të produkteve nga Agimi Company. Ju ftojmë të eksploroni dhe të shfrytëzoni avantazhet e kësaj platforme të veçantë për industrinë tuaj të dizajnit dhe ndërtimit.
Më poshtë në detaje do të informoheni për hapat e regjistrimit dhe plotësimit.
1. Në ballinën e webfaqes sonë www.agimicompany.com e gjeni butonin Inside që ju dërgon në platformën inside.agimicompany.com
2. Pas hapjes së Inside klikoni në butonin Regjistrohu
3. Plotësoni të dhënat për të krijuar përdoruesin (User).
4. Në butonin Edito mund ti plotësoni të dhënat personale si adresa, linqet e rrjeteve sociale, numrat e telefonit ejt.
5. Më tutje mund të shtoni të dhënat mbi shërbimet tuaja të detajuara si: Dizajni i enterierit apo eksterierit, projektim, shtrim i pllakave apo montim i sanitarisë.
5. Listimi i projekteve në portofolion tuaj me imazhe dhe përshkrime të detajuara të projektit.
6. Shkarkimi i fileve të teksturave dhe 3d objekteve për përdorim në programet arkitekturore.
Ju mund të kyçeni në ç’do kohë pas regjistrimit për të shkarkuar tekstura dhe 3d objekte. Ju falenderojmë që jeni pjesë e jona dhe e rritjes sonë të përbashkët. Agimi Company inkurajon të gjithë arkitektët, studentët e arkitekturës si dhe mjeshtrit e pllakave e të sanitarisë që të regjistrohen në këtë platformë ndërlidhëse mes jush, neve dhe klientëve tanë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.