Forumi shqiptaro-zviceran, i mbajtur të premten në Centre de l’Espérance/8 Oak në Gjenevë, ishte një takim, i cili i ka bërë bashkë një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë.
Agimi Company, me përfaqësues Nderim Gashi dhe Endrit Gashi ishin prezent në këtë forum. Përmes eventit ata promovuan produktet të cilat përfshijnë gamë të gjerë të shumëllojshmërisë së keramikës, si dhe shërbimet e tyre të inovacionit në këtë sektor.
Forumi i mbajtur në Gjenevë ishte edhe një hallkë në serinë e forumeve të kësaj natyre, të mbajtura më parë në Cyrih, Lozanë e gjetiu. Tregu i patundshmërive, i ndërtimit dhe i financave, gjegjësisht bashkëpunimi në këtë kontekst në mes të afaristëve shqiptarë – nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, diaspora – dhe atyre zviceranë, ishte në fokus të këtij tubimi.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.