Agimi Company pjesë në Forumin shqiptaro-zviceran të Gjenevës
Për herë të parë në Gjenevë do të mbahet Forumi shqiptaro-zviceran, ku Agimi Company do të jetë pjesë e këtij forumi.
Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila ka në fokus patundshmëritë, investimet dhe financat, synon të sjellë bashkë ndërmarrës shqiptaro-zviceranë të sektoreve të ndryshme në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Synimi i këtij eventi të parë në Gjenevë është të bëhet një inventar i gjendjes aktuale të këtyre fushave në suaza të diasporës shqiptare në pjesën frankofone të Zvicrës, të rrjetëzojë firmat shqiptaro-zvicerane aktive në këto aktivitete ekonomike, qofshin ato në Zvicër, Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, me qëllim që të hulumtohen mundësi të reja zhvillimi apo investimi në Zvicër apo në Kosovë, Shqipëri, si dhe në vendet e tjera të Ballkanit.
Forumi do të mbahet të premten, më 19.04.2024, nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në 8 OAK & Centre de l’Espérance, Genève (CH) në Gjenevë. Në këtë eveniment, bashkë me CEO-n e Agimi Company, Nderim Gashi dhe Endrit Gashi do te jenë edhe specialistë të njohur si Pren Pervorfi, COO i kompanisë së njohur të financave SMZH, Liburn Mehmetaj etj.,
Agimi Company, ka një rol të rëndësishëm në tregun e biznesit në Kosovë, ka privilegjin të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme që synon të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e biznesit ndërkombëtar.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.