ACL

PROJECT DETAILS

ACL GROUP, një emër me traditë 20-vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe investimit në pronësi në Zvicër dhe në Kosovë, po zhvillon projektin e tij më të ri banesor-afarist “Pishat” në qendër të Fushë-Kosovës. Lokacioni i projektit “Pishat” është strategjik, shumë afër institucioneve komunale, arsimore dhe shëndetësore, duke përfshirë Komunën, Qendrën e Mjekësisë Familjare, Shkollën Fillore, Shkollën e Mesme dhe Gjykatën Themelore, të gjitha brenda një perimetri prej 200 metrash.

Kompleksi “Pishat” shquhet si kompleksi më unik dhe më modern në qytetin e Fushë-Kosovës, duke ofruar një infrastrukturë tërësisht të kompletuar. Banesat disponojnë tarraca të gjelbra, një zonë për çerdhe fëmijësh, mbi 33% hapësira të gjelbra, zona rekreative dhe kënde lojërash për fëmijë, të gjitha pa qasje për automjete.

Veçanti e këtij projekti është fakti që të gjitha pjesët sanitare dhe çeramika janë furnizuar nga Agimi Company, lider për cilësinë dhe inovacionin në këtë fushë

×