Rreth Nesh

Ekipi

Qeramika ka përjetuar një transformim të plotë – nga një material funksional në një element që frymëzon stil dhe bukuri në çdo hapësirë. Sot, ajo nuk është thjesht një mbulesë për sipërfaqe, por një shprehje arti që ndërthur kreativitetin me estetikën dhe jetesën moderne. Në Agimi Company, përkushtohemi çdo ditë për të sjellë këtë art në shtëpinë tuaj, duke krijuar ambiente që i japin jetë hapësirave me elegancë dhe stil të përjetshëm.

IMG_8351

Ekipi ynë

Ekipi

Forca e vërtetë e kompanisë sonë është ekipi ynë. Ne jemi krenarë dhe të privilegjuar që kemi mbi 50 profesionistë të talentuar, të përkushtuar dhe të fokusuar në punën e tyre. Suksesi ynë qëndron te ky ekip bashkëpunues dhe i lidhur, që punon së bashku çdo ditë për të përmbushur synimet dhe për të përballuar sfidat e kohës me përkushtim dhe vizion të përbashkët.

Historia kompanisë

Historia

Agimi Company filloi rrugëtimin e saj në vitin 2000, si një dyqan i vogël, ku hodhëm hapat e parë në industrinë e qeramikës dhe materialeve sanitare. Me përkushtim dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ne vazhduam të rritemi dhe të zgjeroheshim, duke u bërë një emër i njohur në treg.

Ishim të parët që sollëm pllaka nga Italia dhe kjo na hapi rrugën për të furnizuar shumë kompani vendase. Falë përkushtimit, ndershmërisë dhe sinqeritetit në marrëdhëniet me klientët, arritëm të ndërtojmë një bazë të fortë klientele që vazhdon të zgjerohet.

Në vitin 2019, hapi i radhës ishte hapja e showroom-it modern me një sipërfaqe prej 3000 m², ndërtuar sipas standardeve evropiane, dhe zgjerimi i stafit në 50 profesionistë të përkushtuar. Sot, Agimi Company është një partner i besueshëm për disa nga kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare dhe vazhdon të eksportojë produktet e saj përtej kufijve të vendit.

Showroomi

Dëshironi që të na kontaktoni?

Klikoni në butonin në të djathtë dhe plotesoni formën

×